Vendosni fjalën kyçe....

U fut pa bërë kontrollin mjekësor, 34-vjeçari humb jetën në ujërat termale të llixhave në Elbasan


Një person ka humbur jetën, pasi është asfiksuar në banjat termale të llixhave të Treganit në Elbasan.

34-vjeçari Alban Pashollari ishte futur për të bërë banjë në ujërat termale pa bërë kontrollin paraprak mjekësor dhe e ka hapur vetë rubinetin e vaskave për t’i mbushur ato me ujin termal.

Ai kishte qenë sëbashku me mikun e tij, i cili ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Dy shokët kishin qenë duke lëvizur me mjet, të cilin e parkuan në rrugë dhe rreth orës 22:00 shkuan pranë hotelit ku qëndrojnë personat që kanë nevojë për ujërat termale.  Edhe pse nuk ishin klientë, dy djemtë qëndruan jashtë dhë hapën rubinetin vetë për të mbushur pishinat e jashtme me ujëra termalë.

Por më pas miku e ka parë Pashollarin që kishte humbur ndjenjat.

“Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca.”- tha i riu sipas Shqiptarja.com.

34-vjeçari u transportua fillimisht për në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku  iu dha ndihma e parë, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mbijetuar.