Princ Leka Zogu ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që flitej për arin shqiptar i cili ishte grabitur në vitin 1943 nga Banka e Shqipërisë.
Leka shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 por në vitin 1943.
“Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”-shkruan Leka.
Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Mbreti Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939.