Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër rritjes së çmimeve në Athinë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Financave (Video)


Qindra qytetarë marshuan drejt Ministrisë greke të Financave për të protestuar ndaj çmimeve në rritje. Punëtorë, studentë e pensionistë demonstruan në Athinë kundër rritjes së çmimeve.

Ata kishin në duar pankarta të ndryshme ndërsa brohorisnin parrulla teksa marshonin në rrugë.

Ndërkohë në Selanik protesta e studentëve kundër Njësisë së Policisë Universitare të sapoformuar është kthyer e dhunshme.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës e makinat ujëhedhëse për të shpërndarë studentët.

Demonstruesit marshuan, brohoritën, dogjën kazanët e plehrave dhe hodhën objekte ndaj policisë.