Vendosni fjalën kyçe....

“Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!”- Meta takohet me veprimtarin shqiptar


Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim veprimtarin e diasporës, Hajro Çini dhe motrën e tij.

Në mesazhin e tij, Meta thotë se tashmë është koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron.

“Shumë kënaqësi të mirëprisja sot veprimtarin e nderuar të diasporës z.Hajro Çini dhe motrën e tij Zanën.
Z.Çini, nën shembullin e dy gjyshërve të tij atdhetarë të shquar, Hajro Jaho Çinit dhe Sali Çekës, vetëm fizikisht qëndron në Kanada, sepse zemrën dhe mendjen e ka gjithmonë në Shqipëri.
Koha që diaspora të kontribuojë për fatet e Shqipërisë po afron!”– shkruan Meta ndërsa publikon disa foto nga ky takim, ku shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.