Vendosni fjalën kyçe....

Të dy në Kazakistan, Xi Jinping refuzon kërkesën e Papës për t’u takuar


Presidenti i Kinës Xi Jinping ka refuzuar kërkesën e Papa Françeskut për t’u takuar ndërsa të dy ndodhen në Kazakistan.

Sipas Reuters, Vatikani kontaktoi Kinën dhe tha se Papa do të takohej me Xi, vetëm që qeveria kineze të thoshte se “e vlerësonte gjestin”, por presidenti nuk pati kohë.

Papa Françesku ishte në Kazakistan për një turne tre-ditor në vend, duke u takuar me udhëheqës laikë dhe fetarë. Xi ishte atje për një udhëtim diplomatik.

Një takim mes të dyve do të kishte pasur një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh historinë e Kinës dhe Kishës Katolike.

Nën Mao Ce Dunin në fillim të viteve 1950, Kina ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Vatikanin, rrafshoi kishat dhe deportoi misionarë përpara se të krijonte Shoqatën e saj Katolike.