Thomas Tuchel mund të rikthehet sërish në Bundesliga.
Emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmundit tani është i lidhur me Bayern Munich.
“Bavarezët” nuk po kalojnë nëpër formë të mirë këtë sezon, pasi nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit – në të cilat kanë regjistruar tri barazime dhe një humbje.
E ardhmja e Julian Nagelsmann mendohet të jetë e pasigurt pas këtyre rezultateve, me Bayernin që renditet i pesti në tabelë – me 12 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove në Bundesliga.
Nicolo Schira ka raportuar se Tuchel mund të jetë objektiv i mundshëm i klubit nga “Allianz Arena” në javët e ardhshme, si zëvendësues i Nagelsmann.
Gazetari italian gjithashtu bëri të ditur se pavarësisht spekulimeve, nuk ka pasur kontate mes Juventusit dhe ish-trajnerit të Chelseat.
Thomas Tuchel është trajner i lirë që nga 7 shtatori i këtij viti, pasi u shkarkua nga “Blutë”.