Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Publikisht” në RTSH se kërcënimi i Prokurorisë ndaj mediave është anti-kushtetues.
Meta beson se sistemi TIMS i policisë është goditur nga brenda dhe jo nga grupe të jashtme.
“Kërcënimi i Prokurorisë ndaj mediave është hap i rëndë dhe antikushtetues. Reagimi është bërë nën diktimin e kryeministrit. Thirrja e Ramës ndaj bankave për t’u bërë pjesë e sistemit të hakëruar të E-Albania është shumë e rëndë, kur e dinte se sistemi ishte goditur. Sistemi TIMS është goditur nga brenda. Nuk është goditur nga jashtë -deklaroi Meta.