Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Luftar Hysa: Nuk kam asnjë lidhje me kartelet në Meksikë, konkurrenca ka bërë artikullin


Biznesmeni Luftar Hysa në një intervistë për emisionin “Opinion” dha shpjegimin e tij mbi akuzat e bëra nga media meksikane e cila e lidhte me kartelin më të fuqishëm në Meksikë.

Hysa tha se shkrimi në gazetë është bërë nga konkurrenca dhe se me kartelet nuk ka asnjë lidhje dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të tyre në bizneset e tij.

Biznesmeni sqaroi edhe rrugëtimin e tij që e çoi nga largimi nga Shqipëria në vitin 1998 më pas në Afrikën e Jugut më pas në Peru dhe duke u vendosur në fund në Meksikë.

Ai thotë se është sulmuar dhe herë të tjera dhe kjo gjë i vjen nga konkurrenca. Ai ka mohuar po ashtu që të ketë njohje apo kontakte me El Mayo, shefin e kartelit meksikan të Sinaloa.

“Nuk është hera e parë që sulmohem, por nuk nisem nga fjalët e gazetave. Në qoftë se këto janë të vërteta unë duhet të kisha tani urdhër Interpoli, duhet të isha i akuzuar. Unë një njeri nga Belshi, të iki të merrem me kartelin e Sinaloas… Gjthë Meksika e di kush është El Mayo, por të merrem unë me kartelet…. Bëj biznese të ligjshme dhe të vetmen pasuri që kam, kam karizmën time dhe inteligjencën time”.

Biznesmeni Luftar Hysa thotë se edhe në Shqipëri një gazetar ka bërë akuza ndaj tij 3 viteve më parë por pa i përmendur emrin.

“Ky sulm ka filluar ndoshta nga kjo studio, sepse këtu një gazetar para 3 viteve aludoi rreth meje dhe tha që unë kisha futur dy kartelet e mëdha të Meksikës në luftë me njëra-tjetrën. Tha që karteli i Sinaloas ka hyrë në luftë me kartelin se i ka fut në luftë shqiptari”.

Luftar Hysa kujton edhe një ngjarje në vitin 2010, kur një tjetër shqiptar me emrin Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe jo nga Belshi ishte shpallur i kërkuar nga Interpoli.

“Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin Luftar Hysa nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë  e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca.  Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje”, deklaroi biznesmeni Luftar Hysa.

Pjesë nga intervista

Hysa: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.

Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?

Hysa: Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.

Fevziu: Si u larguat?

Hysa: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam patur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.

Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?

Hysa: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhë jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.

Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?

Hysa: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.

Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat ?

Hysa: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.

Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?

Hysa: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kam qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.

Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Meksikë. Dhe në atë kohë shkuam në Meksikë dhe filluam të operonim më Meksikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Meksikë.

Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Meksikë?

Hysa: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016.

Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë?

Hysa: Familja ime jeton në Kanada.

Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?

Hysa: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.

Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?

Hysa: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im.

Fevziu: Sa biznese keni në Meksikë?

Hysa: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.

Në në Peru kemi ikur sepse ne donim të hapnim lojërat e fatit. Ne kishim biznes lojëra fati në Afrikën e Jugut. Kur pamë në atë kohë vetëm në Peru lejoheshin lojërat e fatit. E vendosëm dhe shkuam atje nga viti2001 deri në vitin 2004. Unë kam jetuar në Lima dhe më pas kam vizituar gjithë Perunë.

Nga 2004 një njëri që ishte nga Australia që na shiste lojërat e fatit na thotë që tregu po hapej në Meksikë. Ne shkuam në mars të vitit 2004 në Meksikë. Për 18 vite operoj në Meksikë. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez. Unë në këto momente në Kankun. Bizneset i kam gjithandej. Partneri im i vetëm është vëllai im. Bizneset e mia janë restorante, bare kazino. Vendi i parë ka qenë Santijo. Meksiko përfaqëson 40% të të ardhurave të Las Vegasit dhe ka pasur fatin që ka pasur që nga viti 1947 ligjin e lojërave të fatit. Më pas Meksika hap licencat për lojërat të fatit.

Fevziu: Pse duhet të operonin me ju këta njerëz?

Hysa: Sepse njerëzit që kishin eksperiencë nga jashtë morën licencat e para. Bëra një biznes fitimprurës që të lejon të investosh. Më pas investuam në Belize. Atje kemi edhe një hotel me 50 dhoma që e kemi dhënë me qira një kompanie që po ndërton Portin.

Fevziu: Gazeta shkruan që ju jeni ortak i kartelit të Sinaloas, pse ju vendos juve gazeta ndër qindra biznesmenë që ka Meksika?

Hysa: Nuk është hera e parë që sulmohem. Ajo nuk është gazeta por konkurrenca që më sulmon mua. Nëse do isha siç shkruan gazeta atëherë unë do kisha urdhër kërkimi nga Interpol apo nga ndonjë shtet. Këto janë fjalë kasaba.

Nuk e njof Ismail El Majon. Nuk e kam takuar asnjehrë atë. Të vetmet dhunti që kam janë karizma dhe të bërit biznes.

Fevziu: A jeni i sigurt që nuk ka para të karteleve të drogës që janë investuar në bizneset e tua?

Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin Luftar Hysa nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë  e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca.  Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje.

Fevziu: Emri juaj u lidh edhe me Panama Papers?

Unë me Panamanë nuk kam asnjëlidhje, nuk kam asnjë biznes tjetër atje. Ajo që e lidh me ne është një kompani që u lidh me ne por që u mbyll në vitin 2006.

Fevziu: Keni ndonjë biznes në Shqipëri?

Hysa: Unë jam i lidhur me Marina Casino në Vlorë. Unë kam 1% dhe ne jemi operatorët e asaj kazinoje.

Fevziu: Po në zyrën e Edi Ramën pse shkuat?

Me Edi Ramën më lidh Max Bilingam një shtetas nga Skocia të cilin e kam pasur shok që në Peru. Ai donte të shkruante një libër për Shqipërinë. Duke e parë Edi Ramën që është artist mendova se mund të ndihmonte. Unë kam mik edhe deputetin gjerman që ka ndihmuar Shqipërinë në hapjen e negociatave.

Unë shkoj ku do që gjej hapësira për biznes. Uën jam te lojërat e fatit. Në qoftë se tregjet hapen unë shkoj dhe prezantoj veten dhe biznesin. Kam një restorant në Canada me 4.7 rating.

Fevziu: Keni pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë në vendet që keni jetuar?

Hysa: Ne ku do që shkojmë, që të marrim një licencë duhet të kalojmë një

Unë s’kam qenë as u gjykuar e as dënuar. Zyrtarisht asnjëherë. As unë, as vëllezërit e mi e as punëtorët e mi.

Fevziu: Një shqiptar që bën biznes në Meksikë me gjithë problemet me kartelet, a është e vështirë të operosh?

Hysa: Për dy muaj do hapim një restorant në Tulum. Meksika ka një gjë që sistemi ligjor është shumë i pavarur. Çfarë do që të thuhet. Në qoftë se ke të drejtë të jepet. Nuk do kthehem më në Shqipëri.