Vendosni fjalën kyçe....

Erisa Xhixho: Nisma për hapjen e dosjeve si alibi për veprimet skandaloze të Autoritetit, vetëm të goditet kundërshtari politik


Në komisionin e Ligjeve u diskutua sot për nismën e dy grupeve parlamentare PS-PD për hapjen e dosjevetë Sigurimit.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në komision e konsideroi këtë një mjet shantazhi të qeverisë për kundërshtarët politikë.

Sipas saj, ky projektligj do të shërbente si “një alibi për gjithë veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit të Dosjeve” dhe sipas saj instrumente që duhet të zbatojnë ligjin po përdoren nga qeveria për të dëmtuar kundërshtarin politik.

“Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë për turpin e mazhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e këtij autoriteti të vënë në lëvizje nga një email anonim, e gjithë ky ligj, se jemi para një alibie në fakt, një alibi për gjithë veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit të Dosjeve.

Këtu flitet për një rast konkret, në letrën drejtuar Parlamentit Autoritet flet si Ilir Meta ish president, se si ka hetuar autoriteti ka marrë 7 vendime në një ditë, se është standart i Rilindjes, këtu kemi 17 vendime për inceneratorët, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime, ka dërguar me shpejtësi letër ndërkohë që ligji e thotë që e ndalon hetimin. Ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar Kuvendit.

Nuk është denjuar as të bëjë një zyrë të thjeshtë civile të marrë gjeneralitetet e personit, asnjë verifikim, vetëm të goditet kundërshtari politik, që të kthehet në vegël politike të mazhorancës ky autoritet.

Në dosjet që pretendon Autoriteti emri i Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Këtu kam deklaratën e F.T që në asnjë moment nuk shpreh Ilir Rexhep Metajn.
kjo çështje nuk është thjesht sqarim opinioni, kur një kundërshtar politik sulmohet tani është pjesë e SPAK ka një kallëzim me 7 vepra penale të kryera nga Autoriteti i Dosjeve, që duhet të veprojë sa më shpejt për zbardhjen e këtij rasti të rëndë. Instrumente që duhet të zbatojë ligjin të përdoren nga qeveria për të dëmtuar kundërshtarin politik.”– u shpreh Xhixho.