Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin –Rrogozhinë.
Nga përplasja e dy makinave një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Viktima është punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, Artor Tufa 49 vjeç.
Ndërkohë dy personat e plagosur janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.