Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur ndërsa është shembur edhe një mbikalim.
Sipas Policisë, një kamion u përplas me mbikalimin e këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë, i cili nga forca e përplasjes por edhe për shkak të amortizimit ka rënë.
Një pasagjer ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku për fat të mië ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëme në automjete të tjera.
Mbikalimi pothuajse nuk përdoret, ndërsa pak metra më larg është një tjetër mbikalim më i madh.
Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- bën me dije Policia.