Vendosni fjalën kyçe....

AMP i përgjigjet ish-drejtorit të policisë Gledis Nano: S’ka pasur dekonspirim të operacionit ‘Plumbi i Artë’


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është përgjigjur deklaratave të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano lidhur me dekonspirimin e  operacionit ‘Plumbi i Artë’, i zhvilluar më 17 maj 2002.

Sipas AMP-së, gjatë hetimeve të deritanishme nuk ka asnjë të dhënë se ka punonjës policie të përfshirë në dekonspirim.

Operacioni u zhvillua para pak muajsh pas dëshmive të dhëna nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Gjatë operacionit u arrestuan dhjetëra persona por nuk u ndaluan Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, si dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim.

“Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’.” – thuhet në reagimin e AMP për Euronews Albania.

Në një deklaratë për mediat franceze pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pohoi se ka pasur dekonspirim operacionesh të policisë mes të cilëve edhe i lartpërmenduri.