Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllja e kopshtit ‘Turgut Ozal’, reagojnë përfaqësuesit: Do e ndjekim në rrugë ligjore


Përfaqësuesit e institucionit arsimor ‘Turgut Ozal Education’ kanë reaguar pas vendimit të djeshëm të qeverisë për mbylljen e kopshtit.

Në një deklaratë për mediat ata kanë theksuar se vendimi i fundit nuk ka të bëjë me rrethanat arsimore pasi ndryshimi i vendndodhjes është miratua nga Ministria e Arsimit.

Po kështu, përfaqësuesja e ‘Turgut Ozal’ i bëri thirrje qeverisë të rishohë vendimin i cili prek mbi 200 familje shqiptare. Në fund institucioni tha se do e ndjekë në rrugë ligjore çështjen.

“Ministria e Arsimit miratoi ndryshimin e vendndodhjes,. Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve, kopështi ka qenë objekt i inspektimeve të vazhdueshme. E vërteta është se ndodhemi përpara një fakti të tillë të vështirë për ta kuptuar. Rrethanat na bëjnë të kuptojmë se jemi sjellë në një situatë të tillë si pasojë e rrethanave jo arsimore. Ne kërkojmë nga ministria e Arsimit të rishikojë vendimin pasi ka përballë persona që e dashurojnë arsimin. Ky vendim prish qetësinë e mbi 200 familjeve që i kanë besuar këtij institucioni arsimin e fëmijëve të tyre. Vlerat dhe trysnia e jashtme nuk kanë të bëjnë me kushtet në të cilët zhvillohet arsimi. Kemi informuar edhe institucionet e huaja për situatën e krijuar. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndjekur rrugën ligjore në gjykatën përkatëse. Sjellim në vëmendjen tuaj se stafi pedagogjik janë të vendosur për t’u trashëguar brezave një të ardhme ku mbizotëron dashuria për atdheun.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat.

Avokati i institucionit nga ana e tij the se shkolla nuk kishte lidhje me asnjë fondacion që akuzohet për lidhje me gylenistët, duke sqaruar se bëhet fjalë për investitorë holandezë.