Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Metën: Ambasada e SHBA-ve: Partitë të bashkohen në luftën kundër korrupsionit që çon para negociatat


Ambasada e SHBA-ve është deklaruar mbi takimin e zhvilluar në selinë e Partisë së Lirisë mes Ambasadores Yuri Kim dhe Ilir Metës.

Ambasada thotë se takimi është në vazhdueshmëri të takimeve të Ambasadores me drejtues politikë të Shqipërisë.

Ambasada i ka përsëritur nevojën që partitë politike të bashkohen në dialog konstruktiv dhe që forcon demokracinë.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, thuhet në njoftimin e SHBA.