Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar një videomesazh, ku akuzon Entin Rregullator të Energjisë e ka marrë një vendim abuziv, kur miratoi kërkesën e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke vendosur fashën 80 kw/h.
Tabaku thotë se kjo rritje çmimesh do të prekë 100 mijë familje shqiptare dhe vjen pikërisht në kohën më të egër të krizës.
“Enti Rregullator Energjisë dje me një vendim abuziv rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 mijë familje! Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigjia nuk është rritja e taksave dhe tarifave.
Qeveria shqiptare duhet patjetër të mbante kostot në buxhetin e shtetit. 500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor. E papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve.
Nga dje, qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KËh. Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KËh në Kosovë gjatë natës. 4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të transferohet në buxhetet familjare në këtë periudhë krize.”– thotë Tabaku.