Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar lidhur me kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore.
Këshilltari Mykhailo Podolyak beson se vendet që posedojnë armë bërthamore duhet të bëjnë të qarta pasojat e përdorimit të tyre për Rusinë.
“Kërcënimet e fshehura të armëve bërthamore nga foltorja e OKB-së nga një anëtar i Këshillit të Sigurisë të OKB-së, është një tallje e madhe ndaj institucioneve globale. Kërcënimet bërthamore të Rusisë nuk janë problemi i Ukrainës, por i gjithë botës. Anëtarët e Klubit Bërthamor duhet të përshkruajnë qartë pasojat për Rusinë. ‘Kutia e Pandorës’ duhet të mbyllet.”- postoi Podolyak në Twitter.
Veiled nuclear weapons threats from UN rostrum by a UNSC member — a great mockery of global institutions. RF nuclear threats are not 🇺🇦 problem, but the whole world’s. Members of Nuclear Club must clearly outline consequences for 🇷🇺. “Pandora’s box” must be closed.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) September 25, 2022
Në fjalimin e tij më 21 shtator, presidenti rus Putin paralajmëroi përdorimin e armëve bërthamore. Si përgjigje, presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA ishte e gatshme të ndjekë masa kritike të kontrollit të armëve, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell vuri në dukje se kërcënimet e Putinit për të përdorur armë bërthamore nuk do të reduktonin mbështetjen për Ukrainën.
Më vonë, gjatë një konference për shtyp nga Nju Jorku ku ishte për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se doktrina bërthamore ruse do të shtrihet në territoret e okupuara të Ukrainës. I ashtuquajturi “klub bërthamor” përfshin SHBA-në, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën, Kinën, Indinë, Pakistanin dhe Korenë e Veriut.