Vendosni fjalën kyçe....

Polonia do shpërndajë tableta kundër rrezatimit bërthamor në shkolla – Media


Mësuesve polakë u është kërkuar që t’u shpërndajnë nxënësve tableta kundër rrezatimit me jod në rast urgjence. Zyrtarët vendas thonë se po përgatiten për një incident të mundshëm bërthamor, duke shtuar megjithatë se një skenar i tillë nuk ka gjasa.

Marek Plesniar, kreu i Shoqatës Kombëtare të Menaxhimit Arsimor (OSKKO), i tha gazetës Rzeczpospolita se mësuesit janë udhëzuar që, në rast urgjence, do duhet të shpërndajnë pilula me jodur kaliumi, të cilat ndihmojnë në parandalimin e helmimit nga rrezatimi.

Ai shtoi se disave iu tha se do duhej të shpërndanin pilulat brenda gjashtë orëve pas alarmit.

Zëdhënësi i bashkisë së Varshavës Jakub Leduchowski i tha gazetës se autoritetet po bëjnë përgatitje për një kërcënim të mundshëm bërthamor. Megjithatë, ai deklaroi se tani për tani ‘rreziku është i vogël’.

Polonia dhe Ukraina ndajnë një kufi. Ministria e Brendshme polake tha të hënën se pilula jodur kaliumi u dërguan në departamentet rajonale të zjarrfikësve pas ‘raportimeve mediatike për luftime pranë termocentralit bërthamor të Zaporozhye’ në Ukrainën jugore.

Trupat ruse kapën termocentralin më të madh bërthamor në Evropë menjëherë pasi Moska nisi një operacion ushtarak në fund të shkurtit. Moska dhe Kievi që atëherë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit, i cili vazhdon të funksionojë me staf vendas.

Zyrtarët në qytetin Energodar, i cili është afër uzinës, thanë jaavën e shkuar se sistemi i tij i ftohjes ishte dëmtuar nga bombardimet.