Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky është hebreu më me ndikim i vitit 2022, sipas Jerusalem Post, e cila publikoi listën e saj të dielën.
Duke e përshkruar ish-komedianin si një ‘ikonë’, gazeta vlerësoi përdorimin e tij të ‘medias dhe diplomacisë’ për ta kthyer Perëndimin kundër Rusisë dhe presidentit të saj.
Zelensky arriti të bindë SHBA-në dhe Evropën që gjërat të lëvizin nga vendi. Ai bëri që Suedia dhe Finlanda të heqin dorë nga neutraliteti ushtarak për dekada dhe të aplikojnë për anëtarësim në NATO, dhe frymëzoi BE-në të hiqte dorë nga politika e saj për të mos armatosur kombet e përfshira në konflikt. Pothuajse i gjithë blloku u bind të sanksiononte prodhuesit rusë të naftës dhe gazit.
Gazeta pranon se Zelensky e ‘zvogëloi’ hebraizmin e tij gjatë kandidimit të tij për president në 2019, duke u mbështetur në lojën e një presidenti të pëlqyeshëm në TV.
Pavarësisht se e ‘spërkati’ fjalimin e tij publik drejtuar parlamentit izraelit me referenca të Holokaustit, Zelensky nuk ka qenë në gjendje ta joshë Izraelin plotësisht në anën e tij. Ndërsa shteti hebre e ka dënuar operacionin ushtarak rus dhe i është bindur sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja, ai nuk ka aplikuar sanksionet e veta, as nuk ka nbdihmua në furnizimin me armë të Kievit.
Ndoshta më ‘tronditësja’, të paktën për Zelensky-n, ishte kundërshtimi i Izraelit për t’i shitur atij Kupolën e Hekurt, sistemin e tij mbrojtës raketor të zhvilluar në partneritet me SHBA-në, edhe pse Uashingtoni u përpoq të transferonte disa bateri në Kiev.