Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë për 18 punonjësit e Burgut të Fierit.
Masat e sigurisë erdhën pas një hetimi të kryer nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë.
Për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”.
Gerard Nonaj, Ervis Alliaj, Bashkim Meçi, Eris Isufaj, Albi Rezhda, Dorjan Nukaj, Arbri Gjermeni, Enflor Hoxha, Florida Mata, Fatos Lika, Neritan Mataj, Mato Mataj, Ermal Liçaj, Xheniana Buzi, Denisa Bendaj, Sidorela Vogli, Jonida Qato, Eduart Rrapaj, akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Rreth një javë më parë është publikuar skandali në burgun e Fierit, ku dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh.
Një qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi.
Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit që i duhet për punë jashtë Shqipërisë.