Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.
“Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’).
Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili shënoi vetëm pas pesë minutash.
Valentin Roberge (81’) e shënoi golin e nderit për mysafirët, teksa Muriqi me golin e tij të dytë personal (84’) e vulosi fitoren.
Kombëtarja kosovare regjistroi edhe disa raste tjera deri në fundin e ndeshjes, por më nuk ia doli që të shënonte.
Kështu, Kosova e mbylli këtë edicion si e dyta në grup me 9 pikë – duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm.