Varreza publike e Suelasit në Berat ka rënë pre e vjedhjeve të vijueshme prej kohësh.
Varreza nuk ka mur rrethues e sipas rojes hajdutët shkojnë natën e marrin vazot e bronzit, shkruan Shqiptarja. Ndërsa pohon se njerëzit janë pa bukë ai i bën thirrje policisë që të veprojë.
“Janë pa bukë e kanë bërë nga e keqja. Policia duhet të veprojë.” – tha Polizoi Tavanxhiu, roja i varrezave.
Ai kërkon që policia të gjejë dhe arrestojë dhunuesit e varreve duke dhënë informacion se sendet e vjedhura shiten në pikat e skrapit.
“Natën edhe ditën, shkojnë i shesin në Elbasan.” – tha roja.
Qytetarët e Beratit janë shprehur të shqetësuar pasi kjo gjë vijon prej vitesh e deri tani nuk janë marrë masa as nga bashkia e as nga policia.
“Vjedhjet janë shtuar së tepërmi në varreza dhe thuajse ndodhin kudo, në çdo varr. Policia duhet t’i mbrojë. Eshtë e turpshme.” – thonë qytetarët.