Gjykata e Tiranës ka regjistruar zyrtarisht ‘Partinë e Lirisë’ duke miratuar ndryshimin e emrit të saj të mëparshëm Lëvizja Socialiste për Integrim.
Me vendimin e gjykatës janë miratuar edhe ndryshimet në strukturat drejtuese që njohin Ilir Metën si kreun e saj e Agim neshon si zv.kryetarin e saj.
Pas vendimit të gjykatës, pritet që ndryshimet t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshimi i emrit dhe strukturave drejtuese të partisë u bënë në Konventën e Lëvizjes Socialuste për Integrim më 25 korrik 2022, ndërsa me vendimin e sotëm të gjykatës janë zyrtarizuar.