Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Shefkie Demiraj


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren, Shefkie Mataj (Demiraj). Vendimi është marrë nga treshja e anëtarëve të KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Sipas KPK-së, gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash për një shtëpi tre kate në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012.

Sipas KPK-së, gjyqtarja është në pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip ‘Mercedes-Benz’ në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë. Gjyqtarja nga ana e saj dha shpjegime të hollësishme dhe kundërshtoi gjetjet e KPK-së.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Ajo është është gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut.