Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me homologët e tij shqiptarë kanë udhëtuar sot drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së, që ndodhen në qeli.
Në aeroplanin privat të Pacollit, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj ka publikuar një foto nga Haga dhe shkruan: “Me ish presidentët Behgjet Pacolli, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe ish kryeministrin Pandeli Majko në Hagë. Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”.
Pacolli kishte ftuar edhe ish-krerët e shtetit të Kosovës, por ata e refuzuan.