Vendosni fjalën kyçe....

“Do i japim fund Nord Stream 2” – Zakharova nxjerr videon: Biden të përgjigjet nëse e realizoi kërcënimin


Rusia ka ngritur akuza ndaj SHBA-ve lidhur me problemet me rrjedhjet e gazit në tubacionet e gazsjellësit rus Nord Stream në Detin Baltik.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka publikuar një video të presidentit të SHBA-ve Joe Biden ku ai duket se kërcënon se do i japë fund “Nord Stream 2”.

“Më 7 shkurt 2022, Joe Biden kërcënoi se do t’i jepte fund NordStream. Presidenti amerikan duhet të japë një përgjigje nëse Shtetet e Bashkuara kanë vepruar ndaj kërcënimit të tyre më 25 dhe 26 shtator 2022!”- thuhet në postimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në këtë video Biden thotë se nëse Rusia pushton Ukrainën, “nuk do të ketë më Nord Stream 2, ne do i japim fund”.

Pasi një gazetare e pyet se si do ta bëjë këtë në një kohë kur kontroll mbi tubacionin ka Gjermania dhe jo SHBA, Biden përgjigjet: “Ju premtoj se ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.

Më vonë gjatë ditës së sotme, Zakharova ka deklaruar se “Rusia synon të thërrasë një takim zyrtar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me incidentet me tubacionet e gazit NordStream 1 dhe 2”.