Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale? Berisha: Do ulemi me aleatët, por nuk largohemi kurrsesi nga primaret


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret.

I pyetur nëse partitë opozitare do të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, Berisha tha se për këtë do të ulet me aleatët, por theksoi se PD nuk tërhiqet kurrsesi nga primaret.

 “Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.
Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.
Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.
Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret.”– tha Berisha.