Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur pasi një raketë ka goditur këtë të premtë një autokolonë civile me makina në rajonin jugor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Dëshmi e sulmit ka mbetur një krater i madh ngjitur me një varg automjetesh. Siç shkruan BBC, dhjetëra civilë kanë mbetur të vdekur. Dritaret dhe xhamat e përparmë të makinave janë thyer, janë thyer ndërsa bagazhet dhe palltot e viktimave janë shpërndarë në asfalt.
Një zyrtar lokal i instaluar nga Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin e së premtes.
Karvani u godit në orët e para të mëngjesit, ndërsa njerëzit po përgatiteshin të udhëtonin në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit për të marrë të afërmit e tyre dhe gjithashtu për të ofruar ndihma humanitare.
“Armiku nisi një sulm me raketa në periferi të qendrës rajonale.”– tha kreu rajonal i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh në një postim në mediat sociale, duke e përshkruar atë si “një tjetër akt terrorist” nga Rusia.