Enti Rregullator i Energjisë ka shpërndarë një njoftim sipas të cilit çdo konsumator që shpenzon mbi 800 kW do duhet të paguajë sipas tarifave të reja të miratuara.
Në njoftim thuhet se tarifat janë të vlefshme për periudhën 1 tetor 2022 – 31 dhjetor 2022.
Po kështu në një shënim të bordit në mbrëmje në Facebook thuhet se çmimi do rishikohet herë pas here në varësi të çmimit të blerjes.
Ndërkohë më herët paradite, gjatë një bashkëbisedimi në Facebook kryeministri Rama njoftoi në Facebook se qeveria kishte vendosur të mos e aplikonte çmimin për të shtrenjtë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kW në muaj.
Ai tha se shkak për këtë ishte përmirësimi i gjendjes hidrike në liqenine Fierzës, kursimi i qytetarëve po edhe konsumi më i paktë kishin çuar në këtë vendim.