Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se ka referuar në prokurori të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje, apo të abuzimeve.
Zonja Kryemadhi ka kërkuar nga Rama që t’i përgjigjet publikisht nëse ka referuar në prokurori rastin e abuzimit të 3 inceneratorëve dhe të Klodian Zotos.
“Një pyetje shkurt që duhet t’i përgjigjet KM: A i ka referuar Qeveria Shqiptare 𝟯 𝗶𝗻𝗰𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗞𝗹𝗼𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗭𝗼𝘁𝗼𝗻 në prokurori për evazion fiskal?
E meritojnë shqiptarët kaq transparencë z. KM. Përgjigju publikisht nëse mundesh…me qene se lufton krimin financiar dhe të dhemb kaq shumë.”- shkruan Kryemadhi.