Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se ka ende prova të cilat do ti publikojë me kalimin e kohës
Kryemadhi shtoi se SPAK është i kapur dhe i bëhet presion, por se kjo nuk mund të ndodhë për dekada, referuar inceneratorit të Tiranës, kontrata e të cilit zgjat 30 vite.
“Intimidini që i bëhet prokurorisë e institucioneve e mediave tregon se inceneratorët janë një nga pikat më të dobëta. Kanë kaluar më shumë se 600 ditë për inceneratorin e Tiranës. Do të vijoj të nxjerr prova të tjera me kohën.
Me SPAK komunikoj me komunikim zyrtar dhe ato thonë se ka kaluar mbi 600 ditë nga hetimi paraprak, në dijeninë time nuk ka ndodhur asgjë edhe pse mjafton vetëm firma e Veliajt që ka marrë atributet e Këshillit Bashkiak.
Sado të mundohen të kapin SPAK e mandatet që ka tani po 30 vite nuk e mban dot SPAK-un. Kjo është arsye që zvarritja që duan ti bëjnë përmend presionit e intimidimit, kemi një vepër penale të kryer në flagrancë nga kokat e Rilindjes Rama e Veliaj ku paratë e qytetarëve shkojnë në duart e pushtetarëve.
Nëpërmjet evazionit fiskal të vdekurit e të moshuarit ishin miliardera.
Një nga problemet e politikanëve, kemi dëmtuar provat duke dashur të bëjmë show polimediatik, kemi paralajmëruar shkelësit për të zhdukur provat dhe nuk dua të nxjerr asgjë”, tha Kryemadhi.