Vendosni fjalën kyçe....

Suedia për shkak të anëtarësimit në NATO heq embargon e armëve ndaj Turqisë


Suedia e cila do të jetë anëtare e NATO-s njoftoi se do të lejojë eksportet e armëve në Turqi, e cila kishte kërcënuar të bllokonte aplikimin e kombit skandinav për t’u bashkuar me aleancën politiko-ushtarake prej 30 anëtarësh.

Vendimi do të thotë se Suedia, e cila ka kërkuar anëtarësimin në NATO së bashku me Finlandën fqinje, do të heqë embargon e armëve që kishte vendosur ndaj Ankarasë në vitin 2019 pas operacionit ushtarak të Turqisë kundër milicisë kurde të njohur si YPG në Siri.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte kërcënuar se do të bllokonte anëtarësimin e dy vendeve nordike, duke këmbëngulur që ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj grupeve rebele kurde që Turqia i konsideron terroriste dhe të heqin embargon e armëve ndaj Turqisë. NATO vepron me konsensus kështu që Turqia duhet ta miratojë.

Kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO forcon shumë arsyen e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë për lejimin e eksportit të pajisjeve ushtarake në shtetet e tjera anëtare, përfshirë Turqinë”, tha në një deklaratë Inspektorati për Produktet Strategjike, një autoritet administrativ suedez.

Finlanda dhe Suedia dikur neutrale po braktisin atë që në rastin e Suedisë ka qenë 200 vjet mosangazhim ushtarak, të shtyrë për t’iu bashkuar paktit të mbrojtjes reciproke të NATO-s në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës dhe luftës së saj të vazhdueshme atje.

Parlamenti i Turqisë ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe hapi i së premtes u pa gjerësisht se synonte të siguronte miratimin e Ankarasë. Një delegacion nga Suedia do shkojë në Ankara javën e ardhshme për të diskutuar kërkesat turke për ekstradimin e personave të kërkuara nga Turqia.