Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja sanksionon shefat e sigurisë të Iranit


Për shkak të vdekjes së një gruaje të re që ishte në paraburgim, Kanadaja ka vendosur një rund të ri të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurisë në Iran, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly, tha përmes një deklarate më 3 tetor se sanksionet janë në përgjigje “të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” që janë kryer në Iran, përshirë “persekutimin sistematik” të grave në veçanti, dhe veprimeve “skandaloze” të kryera nga policia e moralit, që çuan në vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeçe, e cila vdiq sa ishte në paraburgim.

“Irani ka vazhduar të kryejë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, shkelje që janë të dokumentuara, përfshirë edhe shpërfilljen ndaj jetës së njerëzve”, tha ajo përmes një deklarate.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë 25 individë dhe nëntë entitete, përfshirë zyrtarë të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike dhe të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit.

Në mesin e të sanksionuarve janë: gjeneralmajori i Gardës Revolucionare Mohammed-Hossein Bagheri, shefi i stafit të forcave të armatosura të Iranit gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti suprem i Gardës Revolucionare Esmail Qaani, komandanti i forcave Kuds Evin Prison, dhe kreu i policisë së moralit Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi.