Raportohet ekzekutimi në burg i Leandro Noreros; për të cilin në rrethet e malavitës flitej si bosi qe urdhëroi ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi.
Hashtag.al ka parë një video ku Norero është copëtuar me hanxhar brenda në burg.
Ndërkohë në këtë foto Norero shfaqet vetëm pak minuta pas ekzekutimit.
Eliminimi i Noreros komentohet nga ekspertët ekuadorianë si një moment kthese në balancat e grupeve të narkotrafikut në Ekuador.
Vrasja e Ergys Dashit
Ergys Dashi u ekzekutua më 23 janar 2022 në Ekuador në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit. Një qytet port i njohur si një nga pikat më të rëndësishme të kalimit të sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori drejt botës tjetër përtej oqeanit. 34-vjeçari, nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Holandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil.
Edhe pse lokali ku po darkonte ndodhej në një nga zonat më të mbikëqyrura të qytetit. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte në restorantin ‘Grilling’ në rrugën Jose Joaquin Orrantia (Hoze Hoakuin Orrantia), përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’, dy burra shtatshkurtër u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit.
Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat ku njëri mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku shqiptari qëndronte.
Ergys Dashi u qëllua për vdekje me 20 plumba, ku ai në kokë, e la të vdekur në vend. Plumbave nuk u shpëtoi edhe një e re që po darkonte në tavolinën ngjitur me Ergys Dashin.
Kush ishte ‘El Patron’
Leandro Antonio Norero Tigua ishte për disa vite një anëtar VIP i trafikantëve “të padukshëm” të drogës në Ekuador. Ai jetonte në Peru dhe u përpoq të mashtronte autoritetet peruane, duke pretenduar se kishte vdekur nga Covid-19.
Norero, 34 vjeç, u kap në orët e para të së mërkurës më 25 maj 2022, së bashku me gjashtë persona të tjerë, në një mega operacion të drejtuar nga Prokuroria në koordinim me njësi të ndryshme të Policisë. Zyra e Prokurorit dhe Policia kryen 19 bastisje në provincat e Guayas, Manabí dhe Santa Elena.
Norero, i cili njihet ndryshe ‘El Patron’, u mbajt në burgun Latacunga, pasi Prokuroria ngriti akuza kundër tij në një seancë të mbajtur më 26 maj në Njësinë Gjyqësore Kriminale Jugore të Guayaquil.
Pas shtatë muajsh hetime nga Njësia e Prokurorisë për Pastrimin e Parave, Norero Tigua dhe tre të pandehur të tjerë u arrestuan në një operacion të zhvilluar në orët e para të së mërkurës të 25 majit 2022.
Në total, 19 bastisje u kryen në Guayas, Manabí dhe Santa Elena. Aty janë gjetur disa prova që Prokuroria ka përdorur në procesin penal që u hap për gjykimin e tyre.
Leandro Norero konsiderohet nga autoritetet kundër drogës dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës dhe pastrimit të parave të krijuara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme. Burime që kanë financuar veprimet kriminale të bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers. Organizata që janë identifikuar si krahët e armatosur të kartelit Jalisco New Generation.
Figura e Noreros fitoi rëndësi pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano, alias Rasquiña, në dhjetor 2020. Rasquiña ishte lideri i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa. Mëngjesin e 26 majit, seanca dëgjimore e formulimit të akuzave për krimin e dyshuar të pastrimit të parave për katër të përfshirit, filloi në gjykatën e Guayaquilit me Norero, dy vëllezërit e tij dhe bashkëpunëtorin e tij në bankën e të akuzuarëve. Të dyshuarit kishin në posedim 6 milionë dollarë cash, si dhe dhjetëra shufra ari dhe bizhuteri, me vlerë më shumë se 4 milionë dollarë.
Norero krijoi një organizatë kriminale që përfshin një rrjet kompanish të shitjes së automjeteve, transportit, eksportit të lëndëve të para, si dhe ndërmarrjeve të shërbimit. Ai filloi aktivitetin e tij kriminal në vitin 2006 dhe u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjatë viteve në vijim, duket se ai mori mbështetjen e politikanëve në detyrë, gjë që e lejoi të ndërthurte rrjete për trafikun e drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala.
Norero u përball me dy gjyqe: një për grabitje të rëndë, me një mendim abstenues nga Prokuroria, në 2012 dhe një tjetër në vitin 2018 për trafik droge, në të cilin u shpall i pafajshëm. Ai ishte gjithashtu në kërkim nga autoritetet peruane, në kuadër të një hetimi për trafik droge.