Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i BE-së ndërton murin 186 kilometra me fqinjin


Polonia ka përfunduar ndërtimin e murit 186 kilometra të gjatë në kufirin me Bjellorusinë. Muri pritet të pajisjet me kamera dhe sensorë lëvizjeje.

Sipas autoriteteve polake, muri do shërbejë për të frenuar emigracionin e paligjshëm përmes kufirit me Bjellorusinë.

Një mur të ngjashëm me tela ka ngritur edhe Hungaria me Serbinë. Më herët kryeministri Orban është shprehur ashpër kundër hyrjes së migrantëve në Hungari duke u përplasur me Brukselin lidhur me politikat e tij të emigracionit.

Ditën e djeshme kancelari austriak Nehammer deklaroi se BE-ja ka dështuar me politikat e saj për sa i përket emigracionit duke theksuar se tani Austria do ndërhyjë vetë për të luftuar emigracionin e paligjshëm.