Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Alibeajt s’merr pjesë në takimin Berisha-Meta, do propozojë platformë bashkëpunimi


Grupi i Alibeajt në PD, të njohur si mbështetës të ish-kreut Basha nuk ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar në selinë blu mes kreut të PD-së Berisha e kreut të PL-së, Meta.

Grupi i tyre pritet të propozojë një platformë bashkëpunimi me deputetët e Berishës për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Ndërkohë gjatë takimit Berisha-Meta, është folur mbi aksionin opozitar e bashkëpunimin për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Nuk mund të thuhet ende nëse secila parti do dalë me kandidatët e saj apo PL do mbështesë kandidatët e PD-së, por si Berisha e Meta ashtu edhe deputetët e partive respektive e kanë pohuar në disa raste bashkëpunimin për lokalet 2023.