Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: “Edhe Evi të shpalli non-grata o Sali!”


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të Evi Kokalarit e cila sulmonte Sali Berishën.

Balla ka shpërndarë postimin e Kokalarit dhe i drejtohet me ironi Berishës duke i thënë se dhe ajo e shpalli atë “non-grata”.

“Edhe Evi të shpalli ‘non-grata’ o Sali!”- shkruan Balla duke shtuar edhe “emoji” me të qeshur.

Ky reagim i tij vjen pasi aktivistja konservatore e sulmoi sot Berishën duke i thënë “Turp të të vijë”, për shkak se ai nuk ka reaguar lidhur me manipulimet në zgjedhjet për kreun e FRPD-së.

Kokalari shprehej në një postim se vetëm tani po e kupton se Berisha e ka “merituar” Lulzim Bashën, ndërsa i drejtohet atij dhe mbështetësve se janë të mbaruar.