Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina rimerr territore të aneksuara nga Rusia


 

Ukraina po përparon me shpejtësi të madhe në dy fronte, në jug dhe lindje të vendit, ndërsa trupat rusë po tërhiqen me ritme të shpejta.

Trupa ukrainas kanë rimarrë në kontrollin e tyre më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia, Përparimi ukrainas duket qartë nga harta e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka konfirmuar humbje të konsiderueshme në rajonin e Kherson të Ukrainës, shkruan BBC.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin ukrainas, ndërsa theksuan se forcat e Moskës janë në mbrojtje. Trupat ukrainase u zhvendosën gjithashtu drejt Luhanskut të kontrolluar nga Rusia në lindje.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”. Gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, presidenti Zelensky tha se “luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona”, por ai nuk dha detaje.

Në jug, Vladimir Saldo, kreu i distriktit të imponuar nga Rusia në Kherson, pranoi se forcat ukrainase kishin arritur pranë Dunchany, një qytet në lumin Dnieper, rreth 30 kilometra në jug të vijës së mëparshme të frontit. Sipas raporteve ruse, ukrainasit tani kanë rimarrë edhe Dunçanin.

Por përfaqësuesi i shtypit i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, pranoi se “duke pasur forca të blinduara superiore, armiku arriti të depërtonte thellë, duke thyer vijën mbrojtjese”, në bregun perëndimor të Dnieper.