Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua në greminë në shtetin verior të Indisë Uttarakhand.
Siç shkruan BBC, zyrtarët thanë se të paktën 40 pasagjerë ishin në bord kur ndodhi aksidenti të martën mbrëma. Deri më tani, 21 pasagjerë thuhet se janë shpëtuar pas një operacioni të udhëhequr nga forcat shtetërore të reagimit ndaj fatkeqësive.
Kryeministri Narendra Modi shkroi në Twitter se “mendimet e tij janë me familjet e viktimave”. Autobusi po transportonte një kortezh dasme nga Laldhang në fshatin Bironkhal në Uttarakhand.
Shkaku i aksidentit nuk dihet menjëherë, por autoritetet shtetërore thanë se po hetonin incidentin. Siguria rrugore është jashtëzakonisht e keqe në Indi, me më shumë se 100 mijë të vdekur çdo vit në aksidente për shkak të drejtimit të dobët dhe rrugëve të rrënuara.
Autobusët janë një mënyrë popullore transporti në Indi, veçanërisht në qytetet më të vogla. Por operatorët shpesh shpërfillin rregullat e sigurisë.