Zgjidhet kryetari i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve, Emiliano Gjika. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Ky vendim vjen pak ditë pas ndryshimit të vendimit për organizimin e Agjencisë së Koncesioneve, ku u vendos se kryetari i ATRAKO-s do emërohet nga Këshilli i Ministrave.
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë.