Vendosni fjalën kyçe....

Begaj vijon konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, Alibeaj dhe Bardhi shkojnë në Presidencë


Deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë mbrëmjen e sotme ku zhvilluan një takim me presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Në një reagim të tijin Alibeaj tha se i ka kërkuar Presidentit që zgjedhjet të mbahen sa më parë.

Jam thirrur në detyrën e drejtuesit të PD-së. E drejtë e Presidentit të takohet me Bylykbashin. Kërkova që data e zgjedhjet të jetë sa më parë. Qytetarët kërkojnë të shprehen”-tha Alibeaj.

Deri më tani data më e përfolur për zgjedhjet është 14 maji.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

Begaj ka zhvilluar takime deri më tani me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare.

Tashmë atij i mbetet për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale.