Pesë persona janë arrestuar nga polivia këtë mëngjes, mes tyre dhe të mitur. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Të arrestuarit janë të moshave nga 16-vjeç deri në 26-vjeç.
“Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, bashkëpunëtorë në vjedhje.
Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:
– F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”– bën me dije Policia.