Vendosni fjalën kyçe....

Spiunët amerikanë besojnë se Darya Dugina u vra nga Ukraina – New York Times


Spiunët amerikanë besojnë se sulmi me makinë bombë në Moskë që vrau gazetaren Darya Dugina në gusht ishte autorizuar nga ‘pjesë’ të qeverisë ukrainase, raportoi të mërkurën New York Times.

Zyrtarët anonimë të inteligjencës pohuan gjithashtu se Uashingtoni nuk ishte përfshirë në asnjë mënyrë, do e kishte kundërshtuar operacionin nëse do kishte pasur dijeni për të dhe do e ‘këshillonte’ Kievin që të mos përzihej në këtë gjë.

Dugina u vra më 20 gusht, kur makina që ajo drejtonte shpërtheu në periferi të Moskës. Autoritetet ruse drejtuan gishtin nga Kievi dhe përmendën dy shtetas ukrainas si të dyshuar, por kurrë nuk e akuzuan SHBA-në për ndonjë rol në atentat.

“Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në sulm, as duke ofruar inteligjencë apo ndihmë tjetër.” – thanë zyrtarët anonimë për Times. Ata ‘thanë gjithashtu se nuk ishin në dijeni të operacionit para kohe dhe do e kishin kundërshtuar vrasjen nëse do konsultoheshin’.

“Edhe Rusia nuk është hakmarrë në mënyrë specifike për atentatin, SHBA-të janë të shqetësuara se sulme të tilla, megjithëse të larta në vlerë simbolike, kanë pak ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e betejës dhe mund të provokojnë Moskën që të kryejë sulmet e veta kundër zyrtarëve të lartë ukrainas. Disa prej të cilëve kanë ‘më pak mbrojtje’ se presidenti Vladimir Zelensky.” – shkruan Times.

Spiunët anonimë nuk zbuluan se kush në Kiev mund të ketë autorizuar goditjen, kush e ka kryer atë, nëse Zelensky e ka nënshkruar atë, kush nga Uashingtoni ia ka dhënë ‘këshillat’ kujt në Ukrainë, apo cila mund të ketë qenë përgjigja e Ukrainës.

Një zyrtar ukrainas që komentoi për Times ishte Mikhail Podoliak, një këshilltar i Zelensky, i cili fillimisht këmbënguli se Ukraina nuk kishte ‘të bënte me këtë’. Kur Times e pyeti Podoliak për vlerësimin e ri të inteligjencës amerikane, të martën, ai tha se ‘çdo vrasje gjatë kohës së luftës në një vend apo një tjetër duhet të ketë me vete një lloj rëndësie praktike’ dhe se ‘dikush si Dugina nuk është një objektiv strategjik për Ukrainën’.

Gazeta amerikane e përshkroi Duginën si ‘bijën e një nacionalisti të shquar rus’ Aleksandr Dugin, vetë ‘një përkrahës kryesor i një Rusie agresive, imperialiste’. Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA dhe BE e kishin sanksionuar atë për ‘përhapjen e propagandës ruse lidhur me Ukrainën’ dhe se ndante të njëjtin botëkuptim me babain e saj.