Shkarkohet nga vettingu gjyqtarja Ariana Gumbardhi Caco. Ajo ka qenë pjesë e trupit gjykues së procesit të 21 Janarit.
KPK e shkarkoi Cacon pasi ajo nuk justifikonte dot pasurinë. Sipas KPK-së, u konstatuan pamundësi financiare për ndërtimin e disa shtesave në banesat e saj në Tiranë dhe në Vlorë.
Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.
Ariana Caco ishte në sistemin e drejtësisë që prej vitit 1993 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.