Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: E liruan Bllakon pasi ia kërcëlliti dhëmbët Veliajt dhe Ramës, do ngrihemi në protesta


Në takimin e sotëm me qytetarë të Memaliajt, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për lirimin e Alqi Bllakos nga burgu, duke e kaluar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Berisha thotë se ish-deputeti socialist u lirua pasi kërcënoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn me atë që dinte. Por Berisha thotë se qytetarët nuk duhet ta pranojnë këtë dhe paralajmëron protesta.

“Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit.

A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje.

Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve.

Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme.”- u shpreh Berisha.

Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre lidhur me inceneratorin e Fierit.

Aktualisht i vetmi ish-zyrtar i lartë që ndodhet në burg për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.