Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Reagoni fuqishëm, kjo është një kolerë që do ta pastrojmë vetë


Gjatë mbledhjes së Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se “nuk njeh pushim për vjedhjet”.

Meta tha se “këtë kolerë do ta largojmë vetë ne”, ndërsa theksoi se duhet një reagim i fortë dhe i përditshëm dhe me denoncime.

“Duhet reaguar fuqishëm çdo ditë. Rilindja nuk lodhet së vjedhuri, pse do lodhemi ne duke denoncuar? Ata nuk njohin pushim për vjedhjet, madje vjedhjet më të mëdha i kanë bërë gjatë pushimeve. Aferën e Durrësit etj, sepse për inceneratorët nuk ka stinë.

Shtoni nivelin e denoncimit në çdo bashki. Bëjini sa më publike për qytetarët faktet, të vërtetat dhe zgjoni ndjenjën e reagimit qytetar kudo. Pritmëria dhe indiferenca është aleati i kësaj të keqe që ka pllakosur vendin.

Kjo është një kolerë që do ta pastrojmë vetë, sepse nuk ka kush na e pastron dhe fshin.”– u shpreh Meta.