Një alarm global është lëshuar për katër shurupe kolle pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ato mund të kenë lidhje me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia.
Shurupet kanë qenë ‘të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave dhe 66 vdekje midis fëmijëve’, tha ai.
Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, ‘Maiden Pharmaceuticals’, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, shtoi OBSH.
Firma nuk ka komentuar ende lidhur me çështjen në fjalë. Zyrtarët indianë thonë se i kanë kërkuar OBSH-së të japë prova për lidhjen midis shurupeve dhe vdekjeve.
OBSH i identifikoishurupet ‘Solucioni Oral Promethazine’, ‘Shurupi i Kollës për Fëmijë Kofexmalin’, ‘Shurupi i Kollës për Bebe Makoff’ dhe ‘Shurupi Magrip N Cold’.
Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por ‘mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera’, shtoi OBSH, në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit.
Ai paralajmëroi se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.
Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.
Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve të paracetamolit dhe u ka kërkuar qytetarëve të përdorin tableta në vend të tyre.
OBSH tha se analizat laboratorike të mostrave të produkteve ‘konfirmojnë se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës’.
Substancat janë toksike dhe efektet e tyre ‘mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, gjendje mendore të ndryshuar dhe dëmtim akut të veshkave që mund të çojnë në vdekje’, shtoi ai.
Bittay tha gjithashtu se janë gjetur edhe gjurmë të E.Coli, një bakter që mund të shkaktojë diarre dhe të vjella.
Zyrtarët shëndetësorë të Gambias thanë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.