Me tensione është shoqëruar takimi i ish-kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së gjatë kohës që ai ishte në drejtim të selisë blu.
Ish-kryebashkiaku demokrat i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, e ka quajtur Bashën një kryetar të dështuar që i ka humbur të gjitha betejat politike në 9 vjet drejtim të partisë.
Po kështu Kapllanaj mësohet t’i ketë thënë Bashës së nëse ai synon rikthimin në krye të selisë blu, atëherë nuk do ketë mbështetje.
Përveç Kapllanajt, kundërshti për praninë e Bashës në mbledhje ka shprehur edhe ish-deouteti demokrat, Roland Bejko.
Pak ditë më parë, Basha ka marrë pjesë në një takim të strukturave të PD-së në veri të vendit.
“A e kuptoni se jeni një kryetar i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet. Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr, nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju.” – ka thënë Kapllanaj gjatë mbledhjes.