Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se i vodhi çantën në aeroport një shtetasi, ndalohet 47-vjeçari nga Anglia


Një 47-vjeçar nga Anglia është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi dyshohet se i vodhi çantën një shtetasi.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe shtetasi Xh.J banues në Suaherë dhe K.R 38-vjeç banues në Lushnjë pasi u kapën me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. J., 49 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë dhe K. R., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit ka rezultuar se këta shtetas kishin paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë jashtë Shqipërisë. Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, kanë gjetur dokumente të tjera të falsifikuara.

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.

Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”-njofton policia.