Milani ka fituar derbin e Italisë ndaj Juventusit në San Siro.
Kuq e zinjtë shënuan dy herë në portën e “zonjës së vjetër”.
Tomori shënoi golin e parë për Milanin në minutën shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Diaz me një gol në minutën e 54’ dyfishoi shifrat.
Milani me tre pikët e fituara shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e tretë me një ndeshje më shumë se kryesuesit e Napolit e Atalantës.