Vendosni fjalën kyçe....

Forcat iraniane të sigurisë arrestojnë fëmijë në shkollë


Nxënës iranianë u arrestuan brenda ambienteve të shkollës të dielën nga forcat e sigurisë që mbërritën me fugona pa targa, raportojnë disa media sociale.

Autoritetet mbyllën gjithashtu të dielën të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë në Kurdistanin iranian – një shenjë se shteti mbetet i shqetësuar për mospajtimin pas javësh protestash për vdekjen e Mahsa Amini, një vajze kurde 22-vjeçare, përcjell The Guardian.

Pamjet treguan protesta në dhjetëra qytete anembanë Iranit herët të dielën, me qindra vajza të shkollave të mesme dhe studentë të universitetit që dolën përballë gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës, dhe në shumë raste, municioneve të drejtpërdrejta nga forcat e sigurisë, thanë grupet e të drejtave.

Teherani ka mohuar se janë përdorur plumba të vërtetë.